Trajneri i Barcelonës Enrique: E duam ‘tripleten’ e dytë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique synon ta fitojë ‘tripleten’ e dytë në histori të klubit. Gjiganti katalunas e ka fituar titullin në La Liga dhe trofeun e Copa del Rey dhe nëse fiton ndaj Juventusit sonte në finale të Ligës së Kampionëve, do ta kompletojë ‘treshen’ sezonale, të cilën ky klub e kishte fituar vetëm një herë, në vitin 2009, shkruan Zëri.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve do të thotë titulli i tretë për ne, dhe është diçka që do t’i gëzojë të gjithë. Ka ndodhur vetëm një herë në histori të klubit, dhe kjo tregon se sa e vështirë është për t’u arritur”, deklaroi ai. Kjo ndeshje fillon në orën 20:45.