Tragjedi në dasmë, daja i dhëndërrit ndërron jetë në mënyrë misterioze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë duke festuar në dasmën e nipit.

Ngjarja është raportuar nga Policia e Lezhës, sipas të cilës ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Tale.

‘Më datë 16 korrik 2017, në urgjencën e spitalit Lezhë, është dërguar i vdekur shtetasi Z. L., 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit.

Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.