Trafikimi i organeve në Kinë, dokumentari shokues për biznesin 1 mld $

Kur u raportua në vitin 2006 se në Kinë spitalet shtetërore i vrisnin të burgosurit për t’i shitur organet e tyre, ngjarja dukej e tmerrshme për të qenë e vërtet.

Por tashmë, një dokumentar i ri pritet të dalë së shpejti duke publikuar të vërtetën e një tregtie të paligjshme organesh në Kinë, që mendohet se kap një vlerë prej 1 miliard dollarësh çdo vit.

“Daily Mail” shkruan se, pavarësisht faktit se 10,000 organe transplantohen në Kinë çdo vit, numri i njerëzve të regjistruar zyrtarisht si dhurues mbetet tepër i vogël.

“Trafikimi i organeve në Kinë” do të tregojë se si dikur studiuesit rreth botës, duke përfshirë avokatin e të Drejtave të Njeriut, David Matas dhe ish-anëtarin e Parlamentit kanadez, David Kilgour, filluan të zbulonin detaje të tmerrshme, ku fotot e të vërtetës do të puiblikohen shumë shpejtë.