Torres: Na mposhti Messi

 

Fernando Torres ka lavdëruar aftësinë e Lionel Messi për të ndryshuar gjithçka brenda një sekonde.

Atletico Madridi mbrëmë u mposht 1-0 nga Barcelona, me Messin që shënoi golin e vetëm të takimit që ia siguroi edhe titullin e kamponit Barcelonës.

“Deri kur u bë 1-0, ne e ndjemë se ata e kontrollonin ndeshjen, por ata nuk na kërcënonin”, ka thënë Torres para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

“Ne kishim shanse nga ndalimet dhe i humbëm disa, por ata kishin Messin, i cili ndryshoi gjithçka brenda një sekonde”.

“Ata ishin komfort, e kontrollonin ndeshje, por nuk deshën të rrezikojnë pasi e dinin se mund të presin derisa një lojtar ta bëj diferencën”, ka shtuar ai.