Torres dëshiron të rikthehet në Premier Ligë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, dëshiron të rikthehet në Premier Ligë qysh në janar.

The Mirror raporton se spanjolli dëshiron të luajë për ndonjë skuadër të Premier Ligës si i huazuar, transmeton Express.

Torres është duke hequr të zërë vend në ekipin e parë të Atleticos këtë sezon dhe dëshiron të luajë më shumë.

Raportohet se Newcastle dhe Southampton kanë shprehur interesim për ish-sulmuesin e Liverpool dhe Chelsea.