Tifozi shqiptar i Realit e uron Piquen për titull, por ja si ja kthen Pique

Një tifoz shqiptar i Real Madridit me emrin Arben Krasniqi kishte uruar Piquen në Facebook për triumfin në La Liga, mirëpo mbrojtësi i Barcelonës i është përgjigjur këtij komenti.
Gerard Pique ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet duke festuar titullin e La Ligas me disa bashkëlojtarë.

Dhe, në këtë fotografi, një tifoz shqiptar i Realit me emrin Arben Krasniqi kishte komentuar këto fjalë: Urime! E merituar…Tifoz i Real Madridit”.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigja e Piques, i cili shkruajti: ‘Faleminderit Arben”.