Tifozët presion Ramës: Ndërto stadiumin! Kryeministri: Duroni, do të bëhet

 

Pas kritikave të shumta që i kanë ardhur nga miq e ndjekës pa fund në rrjetin social Facebook, që e akuzojnë për mashtrim dhe mosmbajtjen e premtimit për ndërtimin e stadiumit të Shkodrës, Rama i fton ata të bëjnë durim.
 
Me një postim të shkurtër në FB e Twitter, Rama u kujton se stadiumit do të bëhet, por për këtë duhet pasur durim, pasi sipas tij, nuk është ndërtim pa leje, por diçka që do organizim të mirë.
“Ndjekes ne Të e FB qe perserisni nderto stadiumin Loro Boriçi s’po bejme ndertim pa leje te dale ku te dale prandaj durim stadiumi do behet!”- shkruan Rama.
Reagimi vjen pas nje lumi postimesh ne statuset ku Rama njofton zhvillimet apo aktivitetet e dites.
Keshtu ndodhi edhe sot, kur njoftoi diten me inaugurime ne Durres, e poshte ketij statysi vershuan qindra te irrituar qe presin padurim ndertimin e stadiumit te Shkodres, premtim i bere nga vete Rama, po publikisht.