Tifozët nuk e kuptojnë Cristianon (Foto)

Tifozët nuk e kuptojnë vendimin e Ronaldos, që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, ku është raportuar në mënyra të ndryshme – duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7.

Zidane ka telefonuar Ronaldon për ta bindur që të qëndrojë, por portugezi i ka thënë francezit se në Spanjë mediat janë duke e trajtuar si kriminel dhe se vështirë se do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Dua të largohen nga Real Madridi sepse mediat po më trajtojnë si kriminelë dhe nuk kam asnjë ofertë”, besohet se janë fjalët që Ronaldo ia tha Zidanit, raporton COPE, transmeton Gazeta Express.

AS ka bërë një anketë për këtë çështje me pyetjen, është e kuptueshme ky nervozizëm i Cristianos? 81% janë përgjigjur me JO, derisa 19% mendojnë se PO.

Shoku i portugezit, Martín Liberman, tha ditë më parë se ky nervozizëm i Cristianos vjen edhe për shkak të mos reagimit të klubit, pasi portugezi ka pritur mbështetje publike nga Florentino Perez.

Sido që të jetë, kjo çështje nuk pritet të zgjidhet deri me 3 korrik, kur të përfundojë Kupa e Konfederatave dhe Ronaldo të kthehet në Madrid.

 
Loading...