“Tifozë i dashur, KF Ferronikeli ka vevojë për ty, prandaj eja përkrahe në “Bajram Aliu”

 

Në prag të derbit drenicas në mes të KF Drenicës dhe KF Ferronikeli, ky i fundit i ka ftuar të gjithë futbolldashësit që të jenë të pranishëm sot në stadiumin e Skenderajt “Bajram Aliu” për ta përkraur skuadren e tyre KF Ferronikelin, dhe për t’ia kthyer namin futbollit drenicas.
Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin zyrtar të KF Ferronikelit:
Të dashur simpatizantë dhe dashamirë të futbollit drenicak,me kënaqësin më të madhe ju njoftojmë se klubi I qytetit tonë KF Ferronikeli, të shtunën me datë 04.04.2015 duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, vazhdon rrugëtimin për titullin kampion ne Superligen e Kosovës në futboll për sezonen 2014/2015.
Neser jemi myasafir në shtëpin e madhe të futbollit në Skenderaj “Bajram Aliu” ku na mirëpret KF Drenica dhe qytetaret e Skenderajt.
Ju ftojmë që në masë sa më të madhe të vini në shkallet e stadiumit të qytetit në Skënderaj, t’i tregojmë gjithë Kosovës se ku është djepi i futbollit dhe vatra e zjartë e simpatizantve.
T’ja kthejm namin dhe titullin në Drenicën tonë të dashur.
Shikues dhe adhurues i dashur i KF Ferronikelit, Ferronikeli ka nevojë për ty, mos eja vetë,merre edhe një me veti në stadium,ta mbushim stadiumin si asnjiher më parë.
Leta sheh bota e mbarë se Adem Jashari në Drenice ka lën veç Shqiptar.
Zyra për shtyp 03 Prill 2015, Drenas.