Thaçi: Rritja e VV-së në zgjedhjet e 11 qershorit është revolucion demokratik

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Të gjithë fitues, të gjithë humbës”.

Në këtë dokumentar, Zona Express fokusohet në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, fitoret e vetëshpallura dhe për atë nëse këto zgjedhje vërtetë kanë fitues dhe humbës.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit nuk mund të interpretohet ndryshe pos si ndëshkim i keq-qeverisës së PDK-së dhe LDK-së, vlerëson analisti politik, Jusuf Thaçi.

“Simbolikisht mund të themi që ka ndodhur një far revolucioni demokratik”, ka thënë ndër të tjera analisti i cili për disa muaj ka punuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti në postin e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit.

Për më shumë shikojeni videon: