Thaçi: Nëse Rusia përdor veton të na bllokojë në OKB, do të ishte e padrejtë

Zëvëndeskryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi në një intervistë për RTV 21 ndër të tjera tha se është padrejtësi e madhe që për shkak të një vetoje të Rusisë të mos jemi anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë ministri i jashtëm Hashim Thaçi, përkitazi me mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë. Ai shtoi se ky vit do të jetë vit i rëndësishëm për Kosovën.

“Ketë vit do të aplikojmë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës; do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit gjashtëmujorshin e parë të këtij viti; dhe, do të kemi edhe vendimin e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave të qytetareve të Republikës së Kosovës”, tha ai.