Thaçi: Mikut të dëshmuar të Kosovës ia uroj zgjedhjen e tij President i Gjermanisë

Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.

Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

Miku i Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura.

Gjermania është mbështetëse e madhe e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka pasur rol jetik në progresin tonë të gjithanshëm, prandaj me presidentin e zgjedhur Frank-Ëalter Steinmeier, përveç ruajtjes së raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona, do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror, shkruan Presidenti i Kosovës përmes rrjetit social facebook.

Lexo tjetër  Përplasje rreth provave në gjykimin për terrorizëm