Thaçi: Kosova feston kulturën dhe gjuhën frankofone

Ministri i Jashtëm i Kosoës, Hashim Thaçi, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar Javën e Frankofonisë, organizuar me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut. Sipas tij, Kosova tani feston kulturën dhe gjuhën frankofone.
Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e plotë të Thaçit:
Para ca ditësh organizuam bashkë me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut Javën e Frankofonisë. Kosova u anëtarësua si anëtare vëzhguese e kësaj organizate globale dhe tani feston kulturen dhe gjuhen frankofone. Në organizimin në qendrën kulturore Soma u paraqiten artistë modern francez para skenës kulturore vendore, korit diplomatik dhe Presidentes Atifete Jahjaga. HTH