Thaçi: Kosova e ka vendin në BE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka hapur konferencën ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor

Ai ka thënë se ky takim ndikon në investimet e infrastrukturës rajonale dhe komunikimin e qytetarëve në këtë pjesë.

Ai sot po bëjnë hapat e parë konkret për bashkëpunimin me vendet rajonale, e cila është një nga elementet kryesore drejt BE-së.
Thaçi ka thënë se Kosova e ka vendin në BE dhe do të vazhdon të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se kjo konferencë është një hap më tutje në arritjen e këtij qëllimi.

“Ideja është që rajoni të tërheq investime duke krijuar kushtet më të mira për qytetarët por kjo rëndësi nuk është vetëm ekonomike por edhe lidhja dhe komunikimi në mes popujve, duke hequr paragjykimet”, ka thënë ai.