Thaçi beson se do të përmbyllet me sukses kriteri për vizat

Presidenti i vendit,  Hashim Thaçi ka thënë se është  i bindur se Kosova do të lëvizë në hapa të sigurt sa i përket liberalizimit të vizave.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesin e BE-së  Samuel Zhbogar me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë me ç`rast shtoi se beson fuqishëm se do të mbyllet me sukses edhe kriteri shtesë sa i përket liberalizimit, i cili është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Sa i përket kësaj marrëveshjeje, i pari i Kosovës ka thënë se është e saktë, por sipas tij është e mirëseardhur çdo këshillë.

Lexo tjetër  Gazetat serbe të alarmuara me takimin Donald Trump – Kadri Veseli (Foto)