Tevez, “mbreti” i Serisë A për golat

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, është lider në Seria A për numrin e golave të shënuar. Argjentinasi ka shënuar 16 gola, një më shumë së bashkëkombësi i tij, Mauro Icardi. Në shifrën e 15 golave është ngritur edhe sulmuesi i Milanit, Jeremy Menez. Francezi shënoi dy gola në fundjavë. Ndërkaq, pas tyre renditen Luca Toni dhe Gonzalo Higuain.
Lista e golashënuesve në Serie A:
1. Carlos Tevez (Juventus) 16 gola
2. Mauro Icardi (Inter) 15
3. Jeremy Menez (Milan) 15
4. Luca Toni (Hellas Verona) 13
5. Gonzalo Higuain (Napoli) 13