“Tërmet” në Vetëvendosje

Subjekti politik i cili është ndërtuar mbi parimet e transparencës, kundër keqpërdorimeve dhe nepotizmit, duke ndërtuar diskursin e saj publik mbi këto vlera, del të mos jetë ashtu siç paraqitet.
Përplasjet mes klaneve brenda Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk janë thjesht të bindjeve të ndryshme politike, ato përfshijnë akuza të rënda për keqpërdorime financiare.
Shkarkimi nga pozita e koordinatores në LVV-së në Skenderaj, i Ajnishahe Halimit, akuzat e rënda të saj ndaj zyrtarëve të lartë të “Vetëvendosjes” për totalitarizëm brenda partisë, ka nxitur reagime të Lëvizjes, e cila kishte përgatitur një “dosje” të tërë kundër Halimit.
Një ditë pas intervistës së Ajnishahe Halimit dhënë gazetës “Zëri”, e cila akuzon rëndë individë brenda LVV-së për ngufatje të demokracisë, nisën akuza e kundërakuza për keqpërdorime.
Të dyja palët gjatë ditës së mërkurë, kanë publikuar dokumente, të cilat doli të jenë fshehur tash sa kohë nga opinioni publik.