Tërmet në Itali, arrin në 13 numri i viktimave

Italia në natën e mbrëmshme është goditur nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme.

Lëkundja e parë ka qenë rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera. Tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Sipas raportimeve të mediave të ndryshme, numri i të vdekurve deri më tani ka arrit në 13, ky numër mund të rritet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.

Lexo tjetër  Zëvendësministri nga Skenderaj, del zbathur në mes të borës (FOTO)