Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet i fuqishëm nënujor në ka goditur sot Japoninë, por pa shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Sipas Shërbimit Gjeologji të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ka qenë me magnitudë 7.8 ballë.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 700 km dhe lëkundjet e tij janë ndjerë në jug të vendit, shumë pranë kryeqytetit Tokio.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, lëkundjet janë ndjerë në 18:30 sipas orës lokale (11:30 me orën tonë), raporton shekulli.

Lëkundjet kanë zgjatur për gati një minutë duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla në banesa.

Autoritetet e vendit i tremben një cunami, por rreziku duket se tashmë ka kaluar.

Si një vend me aktivitetet të lartë sizmik, Japonia është goditur disa herë nga tërmete të fuqishëm dhe cunami. Mjafton të kujtojmë atë të vitit 2011, i cili u mori jetën shumë njerëzve dhe la pa banesa mijëra familje.