Tërmet 6,3 ballë rihter godet Filipinet

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot Filipinet, përfshirë kryeqytetin, duke ngjallur panik te banorët, por pa shkaktuar deri tani viktima apo dëme të mëdha materiale, thanë sot burime qeveritare.

“Epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të qytetit Nasugbu, 65 kilometra në jug të Manilas”, sipas Institutit filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Tërmeti i fundit i fuqishëm në këtë vend ka qenë ai i tetorit 2013 me fuqi 7,1 ballë të shkallës Rihter që shkaktoi edhe vdekjen e 220 personave.

Në korrik 1990, më shumë se 2 400 persona humbën jetën në ishullin Luzon pas një tërmeti me magnitudë 7,8 ballë sipas shkallës Rihter. /trt/