Tenton të vrasë me thikë 60 vjeçarin, vihet në pranga

Gjatë mbrëmjes së djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve”, në Divjakë.

Shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë duke e qëlluar 3 herë shtetasin N.S, 60 vjeç, banues në lagjen Nr 2 Divjakë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe falë veprimeve të shpejta bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit:

-Kujtim Ymeri, 38 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, Divjakë.

Shtetasi N.S pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.