Tentim vrasjeje në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor, kanë plagosur një person

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Njësia policore ka konfiskuar një pushkë gjysmautomatike me 26 fishekë dhe gjatë kontrollimit të shtëpive kanë gjetur edhe 395 fishekë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Lexo tjetër  Avokati Gashi “godet” OVL-në e UÇK-së për Specialen: Ku ishit qe dy vjet e gjysmë?!