Tenderi 3-milionësh rrezikon ta “falimentojë” QKUK-në

Tenderi rreth 3 milionë euro për “Pastrimin e hapësirave spitalore” mund t’i shkaktojë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dëme të mëdha. Vendimin për anulim të këtij tenderi, të cilin QKUK-ja e ka marrë para disa javësh për shkak të shkeljeve të shumta, e ka hedhur poshtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

Përderisa QKUK-ja e ka lidhur kontratën për pastrim në mënyrë të jashtëligjshme për shkak që nuk ka mjete për të paguar kompanitë të cilat i ka përzgjedhur fituese, OSHP-ja e ka obliguar këtë institucion që në afat prej pesë ditësh të nënshkruajë këtë kontratë. Afati ka kaluar, ndërsa QKUK- ja nuk e ka nënshkruar kontratën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sikurse nënshkrimi ashtu edhe mosnënshkrimi i kësaj kontrate do t’i shkaktojnë humbje të mëdha të parave QKUK-së. Secili opsion që zgjidhet nga menaxhmenti i QKUK-së nuk do të kalojë pa dëme materiale. Për një gjë të tillë është i vetëdijshëm edhe drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj.

Lexo tjetër  Lajm i mirë, Komuna e Skenderajt përfituese e një donacioni nga Ambasada Japoneze (FOTO)