Temperaturat e ulëta, “Termokosi” riaktivizon ngrohjen

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar sot përmes një komunikate se, për shkak të temperaturave të ulëta, do të riaktivizojë ngrohjen për shfrytëzuesit e shërbimeve të saj.
“NP ‘Termokos’ SH.A më 1 prill ka lajmëruar për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje nëpërmes kogjenerimit për arsye se Blloku 1 i Termocentralit ‘Kosova B’ është ndalur për remontin e planifikuar.
Mirëpo si rrjedhojë e temperaturave të ulëta NP ‘Termokos’ është detyruar që gjatë ditës së sotme të aktivizojë kaldajat vetanake me mazut për ngrohje.
Ngrohja përmes kaldajave me mazut do të vazhdojë varësisht nga temperaturat e jashtme atmosferike”, thuhet në komunikatën e “Termokosit”.