Temperaturat e ujit në Adriatik, më të lartat në 100 vitet e fundit

Kushdo që është larë këto ditë në Adriatik, kuptohet nëse e ka bërë këtë edhe vitet e mëparshme, ka arsye të jetë mjaft i befasuar. Nga veriu në jug, temperatura e detit ishte më e këndshme për not, madje edhe për ata persona që vazhdimisht kanë ftohtë.

Temperaturat sipërfaqësore aktualisht janë rreth 3 deri në 4 gradë Celsius më të larta se mesatarja për gjysmën e parë të qershorit. Të martën në mëngjes, në orën 8 në qytetin e Krk, Split dhe Pula, u matën 26 gradë. Nga viti 2008 deri në vitin 2015, temperatura mesatare e shtresës së Adriatikut u rrit me 1.25 gradë, dhe ky trend i ngrohjes së përshpejtuar nuk u ndal.

Muaj të nxehtë dhe pa erë

Dr. Sc. Ivica Vilibic nga Laboratori për Fizikë të Detit të Institutit të Oqeanografisë dhe Peshkimit thotë se ngrohja intensive e detit është pasojë e temperaturave të larta të ajrit që kanë qenë vazhdimisht të larta për dy muaj që nga mesi i prillit. Sipas tij mund të thuhet se temperaturat në këtë pjesë të vitit janë më të lartat në njëqind vjetët e fundit .

Pasojat për kafshët dhe njerëzit

Temperaturat e larta gjithashtu do të ndikojnë në botën e gjallë në det dhe në njerëzit, si në aspektin pozitiv ashtu edhe në atë negativ. Temperatura e lartë e ajrit dhe e detit në pranverë ndoshta do të favorizojë zgjatjen e sezonit turistik.

Nga ana tjetër, temperaturat e larta të  ajrit dhe periudhat e nxehtësisë mund të jenë fatale për disa kategori të rrezikuara të njerëzve – për ata me probleme të zemrës dhetë tjerë me probleme shëndetësore.

Gjithashtu, temperaturat në rritje shkaktojnë avullim më të fortë, i cili kombinuar me një rënie të reshjeve në verë dhe turizmi më intensiv mund të rezultojë në problemet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe të ketë një ndikim negativ në bujqësi.

Lexo tjetër  Kryeparlamentari Veseli nderon heronjtë e Kroacisë (FOTO)

Burimi: https://www.index.hr/vijesti/clanak/jadran-je-najtopliji-u-zadnjih-100-godina-sto-se-to-dogadja/2004066.aspx