Televizor 8K në CES 2015

Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë pritet të filloj në javën e ardhshme, është kjo ngjarja CES 2015 (Consumer Electronics Show). Këtu pritet që të prezantohen produktet e kompanive më të rëndësishme botërore. Disa nga kompani të njohura vetëm se i kanë bërë publike disa nga specifikat e produkteve të tyre që do t’i prezantojnë
Samsung vetëm së ka bërë publike disa nga specifikat e telefonit të mençur Samsung Galaxy S6 që pritet ta prezantoj në këtë ngjarje si dhe të një laptop të ri.
Bëhet e ditur se në këtë ngjarje LG dhe Sony do të bëjnë prezantimin e televizorëve 8K, për këto TV është përfol se dimensionet e tyre mund të jenë 7.7 dhe 8.2 mm të trashë dhe me ekran 55 dhe 65 inç. Megjithatë mbete edhe pak ditë, dhe do të njihemi me produktet e këtyre kompanive në tërësi.
Mundësia që të lirohen televizorët 4K është e madhe, meqë tani po vjen një gjeneratë e re e tyre.
 
Loading...