Talenti i Realit beson në fitore ndaj Atleticos

Të shtunen zhvillohet derbi Atletico Madrid-Real Madrid, por “lufta e fjalëve” ka nisur.
Është talenti i Realit, Jese Rodrigues, duke thënë se të shtunen në Vicente Calderon do të dal skuadra e tij.
“Të shtunën ne do të dërgojmë një mesazh të fortë duke fituar në Vicente Calderon. Ne jemi vërtet të motivuar dhe duam që të fitojmë. Është rrugë e gjatë në kampionat dhe fati është në duart tona. Duhet të fitojmë”, ka thënë Jese.
Jese ishte vendimtar në duel me Sevillan duke shënuar golin e dytë për Realin, duke mos u vërejtur lëndimi i James Rodrigues, që u zëvendësua nga Jese për shkak lëndimi./Drenicapress.info/