Telefonin e ardhshëm të Samsung-ut do të mund ta kontrolloni me sy

Samsung ka siguruar së fundmi patentën e një teknologjie që ju lejon të kontrolloni telefonin me sy. Ju shikoni tek telefoni Samsung dhe ai ju shkrep një foto të fytyrës për t’u aktivizuar. Në aplikacionin e muzikës ju kapsitni njëherë sytë për të filluar muzika. Ju kapsitni dy herë sytë për të hapur të dhënat e këngës dhe artistit. Ju lëvizni sytë djathtas për të hapur albumin e këngëve. Ju lëvizni sytë majtas, pastaj djathtas, për të kontrolluar volumin.
Nëpërmjet kësaj teknologjie mund të kontrolloni pajisje të ndryshme, si telefon, tablet, kompjuter ose televizor. Pajisjet do të jenë të pajisura me sensorë, të cilët do të monitorojnë lëvizjet e syve, për të lëvizur një kursor përreth ekranit. /krokodili.al/