Të shtëna afër pallatit mbretëror në Riad. Në rrjetet sociale po flitet për puç kundër Mbretit Salman

Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të pallatit mbretëror të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, sugjeruan për një grushtshtet derisa disa të tjerë thanë se të shtënat u dëgjuan për shkak të rrëzimit të një droni në afërsi të pallatit mbretëror.

Gazetarja e Wall Street, Margherita Stancati, e cila raporton nga Riadi tha se nuk bëhej fjalë për puç.

“Nuk ka tentim puçi në Riad. Një dron u rrëzua pasi ishte shumë afër me pallatin e Mbretit”, shkroi ajo në Twitter.

Agjencia Saudite e Lajmeve njoftoi se një ‘dron i vogël i kontrolluar po fluturonte pa autorizim” duke bërë që organet e sigurisë ta shkatërronin.

Shefi i policisë në Riad tha se policia kishte rrëzuar një dron të paautorizuar në afërsi të pallatit.

Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.

Derisa fotot dhe videot e të shtënave po qarkullonin në rrjetet sociale, një aktivist i të drejtave të njeriut, Ghanem al-Masarir tha se mbreti Salman ishte zhvendosur në një bunker në bazën ushtarake të vendit.

 

Lexo tjetër  Organizata terroriste PKK po shpërbehet