Të rinjtë kosovarë të komunitetit LGBT flasin për mediat gjermane

Kosova përshkruhet si një vend “homofob” nga mediat gjermane. Në një reportazh të gjatë të gazetës “TAZ- (tageszeitung), thuhet se pjesëtaret e komunitetit LGBT përballen me sfida të shumta dhe se ata janë pre edhe e paragjykimeve.

Reportazhi fillon me Adnan Rahmanin një i ri nga Kosova për të cilin në reportazh thuhet se ka probleme të shumta për të jetuar jetën ashtu siç ka zgjedhur vet ai.

Adnani 33 vjeçar përshkruhet si një menaxher i suksesshëm, porse sipas reportazhit, ai është homoseksual vetëm në banesën e tij.

Reportazhi përshkruan banesën romantike të Adnanit, në të cilën ai takohet me partner (meshkuj) të tjerë. Ai përshkruhet si djalosh i ri dhe që ka lidhje të shumta me meshkuj të tjerë.

Dashura mes seksit të njëjtë, tabu në Kosovë

Ky fenomen mbetet tabu në Kosovë. Edhe në kryeqytet, Prishtinë nuk ka asnjë bar homoseksualësh. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë “Gay-Pride-Parade”. Reportazhi me tej e përshkruan Kosovën si një vend të ideve konservative, raporton “zeri.info”.

LGBT kërkojnë lidhje të rregullta dhe më shumë të drejta

Nga rreziku që iu kanoset komunitetit LGBT, sipas reporazhit ata detyrohen të futën në thellësinë e jetës së natës dhe të takohen në dhomta të ndryshme të moteleve, në bodrume të ndryshme. Ndërkohë që reportazhi vazhdon të përshkruaj një takim të asaj që autorja e quan klika e komunitetit Gay në cafen e njohur të kryeqytetit Half and Half.

Për këtë klikë të njohur të komunitetit Gay, reportazhi thotë se janë të mirënjohur në rrjete sociale, si në “facebook”, pasi marrin shumë pëlqime (like), por jetën e tyre të vërtetë nuk e dinë askush.

Image
Prindërit të shqetësuar për seksualitetin e fëmijëve

Tarik Kastrati është personazhi tjetër, 21 vjeç. Tariku nuk dëshiron t’i dëshpërojë prindërit e tij mysliman të cilët jetojnë në një fshat në afërsi të Prishtinës thotë shkrimi.

“Ata do të më pyesin me siguri se pse unë ende nuk kam një grua” deklaron Tariku, derisa flet për vizitën që kishte planifikuar tua bënte prindërve të tij për fundjavë.

Në ndërkohë që Tariku flet me gazetaren ai është i shoqëruar me shoqen e tij, Sara Rexhepi e cila poashtu kishte një lidhje me një aktore për të cilën thotë se është biseksuale.

14 raste të ngacmimit – Online

Njeriu që trajton rastet LGBT, kapiten Salih Dragidela, rreth të 50-ave thotë se nga viti 2012 janë 14 raste të nacmimit-online. Në shumicën prej këtyre rasteve behët fjalë për ngacmim – online, në të cilat ishte raportuar dhunë, dy raste të dokumentuara të dhunës fizike, ngacmimit. Bëhet fjalë për fotografi të cilat ishin dërguar në formë shantazhi tek prindërit.

Reportazhi me tej vazhdon me pjesën tjetër që ka të bëjë me dëshirën e pjesëtarëve të komunitetit LGBT që të kenë një jetë normale. Që të jetojnë të papenguar dhe të paragjykuar nga shoqëria me partnerët e seksit të njëjtë si dhe që shoqëria t’i pranojë ashtu siç ndihen, raporton “zeri.info”.

 
Loading...