Të rinjtë e Vushtrrisë ndihmojnë familjet nevojtare

Të rinjtë e Vushtrrisë në kuadër të Iniciativës Rinore Bamirëse të Vushtrrisë (IRBV) kanë ndihmuam disa familje nevojtare me miell dhe produkte ushqimore.

“Vërtetë është ndjenjë shumë e mirë ta ndihmosh dikënd që jeton në kushte tepër të vështira”, ka thënë Adnan Jashari nga IRBV-ja.

Ky aksion u zhvillua në disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë, kurse javën e ardhshme do të zhvillohet edhe tek familjet në qytetin e Vushtrrisë.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këto aksione humanitare. Së pari falënderim për të rinjtë e IRBV-së që javë më parë kanë shitur ëmbëlsira në qytet për të grumbulluar para. Pastaj falëminderit edhe për qytetarët e Vushtrrisë të cilët e treguan zemërgjerësinë e tyre për të kontribuar për këto familje”, ka thënë Jashari./Vushtrriapress