Të rinjtë e Skenderajt sonte ndezin qirinjë në shenjë proteste për drejtësinë e vrarë

Sonte në orën 20:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj të rinjët e këtij qyteti do të ndezin qirinjë, në shenjë proteste për drejtësinë e vrarë. Ata konsideronjë se drejtësia është vrarë në momentin që u dënua Grupi i Drenicës me burg, kinse për krime lufte. Kryetari i Rinisë Demokratike në Skenderaj z. Xhevat Dervishi tha për portalin Drenica Press: ne jemi të indinjuar thellë me denimin me burg të çlirimtarëve tanë.

Andaj në shenjë proteste për denimin me burg të Grupit të Drenicës ne sonte do të ndezim qirinjë si shenjë simbolike që tregon se drejtësia në Kosovë ka vdekur. Po më këtë rast ne njoftojmë Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës se me datë 27 Maj 2015 në Mitrovicë u masakrua dhe u vra mizorisht drejtësia. Për nderë dhe respekt të drejtësisë, rinia e Skenderajt do të ndezë qirinjë të dielen me datë 31 Maj 2015 në orën 20:00 në sheshin “Adem Jashari”  Në fund Dervishi për portalin Drenica Press tha se i ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjiten në ndezjen e qirinjëve, në shenjë përkrahje për Grupin e Drenicës./drenicapress/