Të rinjtë e Mitrovicës mundën në futboll të rinjtë nga Novi Pzari

Në Mitrovicë është mbajtur ndeshja e parë futbollit ndërmjet një ekipi nga Republika e Kosovës dhe një ekipi nga Republika e Serbisë. Është fjala për ndeshjen miqësore futbollistike ndërmjet KF Australia nga Mitrovica dhe KF National, nga Novi Pazari, për grup moshat deri në 15 vjet.

Ekipi futbollistik na Novi Pazari ka ardhur për të luajtur ndeshjen miqësore me ftesën e drejtuesve të Komunës dhe atyre të KF Australia.

Pronari i KF Australia, Jeton Ujkani, tha se është mirë që një ekipi nga Novi Pazari i Serbisë, është mysafirë i yni në nj ndeshje miqësore. Me këtë kemi filluar bashkëpunimin me këtë klub dhe shpresojmë se ai në të ardhmen do të jetë edhe më i frytshëm.

“Më duket se është një ndeshje e parë miqësore në futboll ndërmjet një ekipi të Kosovës dhe atij të Serbisë, nga të gjitha grup moshat. Kjo është mirë, sepse krahas përvojës që do ët kemi nga një ndeshje e këtillë, të të dyja ekipet, kjo ju paraprinë ndeshjeve të tjera edhe më të rëndësishme të ekipeve futbollistike nga të dyj shtetet, të cilat shpresojmë se do të mund të organizohen shumë shpejt”, tha ai.

Edhe trajneri i KF National, Almir Gegiq, tha se është i lumtur që ndodhet në Mitrovicë me futbollistët e tij të rinj, në një ndeshje miqësore që për herë të parë organizohet.

“Ne falënderojmë kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, për ftesën që na e ka bërë dhe për vizitën që na e bëri këtu në fillim ët ndeshjes, si dhe për mirënjohjen e dedikuar. Po ndjehemi shumë mirë dhe ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe i njohjes ndërmjet këtyre të rinjve. Nuk ka rëndësi takimi, por me rëndësi është se do të shoqërohemi dhe do të krijojmë ura miqësie gjatë këtyre orëve sa do të qëndrojmë në Mitrovicë”, tha Gegiq.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili e nisi simbolikisht lojën midis dy ekipeve, pasi ju dëshiroj mirëseardhje futbollistëve të rinj dhe përfaqësuesve të klubit, tha se shpreson që ky të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet këtyre dy qyteteve dhe dy klubeve.

“Unë mbështesë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë. Bashkëpunimi është i nevojshëm për të pasur një ardhmëri më të mirë për të gjithë, kudo që jetojmë. Komuna e Mitrovicës është e gatshme për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar për këtë”, tha kryetari Bahtiri.

Ndeshja përfundoi me fitoren e thellë të të rinjve mitrovicas 5:1.

 
Loading...