Të gjithë të papunët drejt Mitrovicës, nesër do të hapen 300 vende pune

Në një publikim të bërë nga Komuna e Skenderajt bëhet e ditur se nesër do të hapën 300 vende të lira pune, transmeton Drenica Press.

Ndër të tjera njofton se, “Kompania Gjermane “IQ Link “do të fillojë rekrutimin e stafit të cilët do të punësohen në Mitrovicë.

Kompania gjermane “IQ Link”, të Marten më 6 Qershor, prej orës 9:00 , do të jetë prezente në zyren e AZHR Veri që ndodhet në Parkun e Biznesit në Mitrovicë, për t’i informuar të gjithë kandidate për të gjitha kërkesat dhe pyetjet e aplikantëve që janë të interesuar të fillojnë punën në “IQ Link”.

Kompania ofron:
• Kompania ofron 300 vende pune
• Pagë konkuruese prej 600€ në muaj
• Trajnime te krijuara enkas për pozitën
• Infrastrukturë moderne sipas standardeve Gjermane
• Ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për punë dhe shoqëri
• Zhvillim në Kuader të Kompanisë

Kompania kërkon:
• Njohuri të gjuhës Gjermane në nivelin C1
• Aplikantë fleksibilë dhe të gatshëm për të punuar në ekip
• Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur kërkesat e klientëve