‘Do të fluturojmë 4 mijë lope!’ Katari sfidon bllokadën

Është quajtur fluturimi më i madh i gjedhëve në histori.

Përballja mes Katarit dhe fqinjëve të tij ka ndërprerë tregtinë dhe ka rrezikuar aleanca gjeopolitike që zgjasin prej shumë kohësh.

Ka sjellë edhe idenë e një biznesmeni nga Katari për të fluturuar 4000 lopë drejt shkretëtirës, si një akt rezistence dhe mundësi për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e furnizimit me qumësht të freskët.

Drejtuesi i Power International Holding, Moutaz Al Khayyat i ka blerë kafshët në Australi dhe SHBA dhe tregon planin e tij për t’i transportuar. “Do të duhen të paktën 60 fluturime me Qatar Airways për të sjellë kafshët 590 kilogramëshe. Kjo është koha për të punuar për Katarin”, shprehet ai.

Deri para një jave, shumica e produkteve të freskëta të qumështit dhe bulmetit vinin nga Arabia Saudite. Tashmë ky qumësht është me pakicë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dy aleatë prenë lidhjet e transportit me Katarin, vendin i cili po shpenzon 500 milionë dollarë në javë për të përgatitur stadiumet dhe një metro para Botërorit të Futbollit 2022.

Image

Al Khayyat ka si biznes parësor një firmë ndërtimi, e cila ka ngritur qendrën tregtare më të madhe në Katar. Megjithatë ai është zgjeruar edhe në biznesin agrokulturor, në një fermë 50 kilometra në veri të Dohas. Sigurimi i ushqimit është pjesë e strategjisë së qeverisë së Katarit për të zhvendosur ekonominë nga varësia e naftës. Kjo strategji njihet në vend si “Vizioni 2030”.

Prodhimi i qumështit të freskët do të fillojë tashmë në fund të muajit, ndryshe nga sa pritej në Shtator. Ai do të përballojë kërkesat e dy të tretave të vendit deri në mes të Korrikut.

Strukturat për lopët Holstein janë gati, megjithëse kompania do të duhet të përballojë kostot e larta të transportit të kafshëve, të cilat u rritën pesë herë më shumë, në 8 milionë dollarë.

“Askush në jetën e tij të përditshme ndihet si në krizë. Qeveria po punon shumë fort për të siguruar që të mos ketë asnjë efekt”, u shpreh Al Khayyat.

Image