Të dyshuarit e vrasjes në “Albi Mall” në arrati

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 01:25 minuta në qendrën komerciale Albi Mall në Prishtinë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë, ndërsa si pasojë roja e objektit është vrarë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 01:25 minuta ka marrë informacionin se në lagjen Veterniku respektivisht në qendrën komerciale Albi Mall në Prishtinë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë, ndërsa si pasojë roja e objektit është vrarë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe viktima N. Ramadani, mashkull, 44 vjeç, shtetas Kosovar, ( roje sigurie në qendrën komerciale) duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.
“Mbështetur në rezultatet e para të punës policore, hetuesit rajonal kanë ngritur versionin e hetimit se dy të dyshuar të maskuar dhe së paku njëri nga ta i armatosur ishin futur brenda në qendrën komerciale Albi Mall me qëllim të vjedhjes së një kasaforte. Ndërkohë që roja e sigurisë (viktima) i kishte vërejtur të dyshuarit brenda objektit kishte bërë përpjekje për t’i ndaluar ata, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shkrepur armën në drejtim të tij, ku për pasojë i ka shkaktuar vdekjen”, bëhet e ditur në komunikatë.
Policia thuhet se po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.