Të dhënat nga kutia e dytë e zezë konfirmojnë rrëzimin e qëllimshëm të avionit

Të dhënat nga kutia e dytë e zezë, që u gjet në mbetjet e avionit “Germanwings”, i cili u përplas në Alpet Franceze, konfirmojnë se bashkëpiloti Andreas Lubitz veproi në mënyrë të qëllimshme, madje e shtoi shpejtësinë kur avioni kishte nisur të ulej.

“Të dhënat e para tregojnë se piloti në kabinë përdori pilotin automatik që ta rrëzonte avionin në një thellësi prej 30 metrash. Pastaj, ai e rriti gradualisht shpejtësinë e avionit, deri në rrëzimin e tij”, thanë të premten hetuesit francezë.

Të dhënat e fundit duket se konfirmojnë teorinë se bashkëpiloti e përplasi qëllimisht avionin në male, duke vrarë 150 persona në bord.
Kutia e dytë e zezë u gjet të premten, pas një kërkimi 10 ditor në terrenin e vështirë malor.