Tavechio: Juventus ka 32 tituj!

 

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, gjatë një interviste për të përditshmen “La Repubblica”, ka folur për skandalin e “Calciopol”-it, duke rrëfyer këndvështrimin e tij të ngjarjeve, që tronditën futbollin Italian.
“Juventusi ishte shumë herë më i fortë se kundërshtarët në fushë, bardhezinjtë kanë fituar 32 tituj kampion. Skuadra nuk ka vjedhur asgjë, pasi nuk kishte nevojë për ta bërë diçka të tillë. Këtë e them si një Interist i vjetër”, ka thënë Tavechio.