Taulant Xhaka: Për kombëtaren jap edhe jetën

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka deklaruar pas ndeshjes se ai për kombëtaren bënë gjithçka.
 Taulant Xhaka ka bërë një lojtar të shumë roleve sonte ndaj Armenisë dhe ai pas ndeshjes u shpreh jashtzakonisht i kënaqur me rezultatin.
I pyetur se nëse ia humb trajneri rendimentin dhe rezultatin me ndërrimet e pozicioneve, ai tha se për kombëtaren e jep edhe jetën e jo vetëm se i ndërron pozicionet.
“Kemi bërë lojë të mirë. Ndërrimet e pozicioneve nuk më interesojnë, luaj ku thotë trajneri për kombëtaren e jap jetën”, u shpreh ai.
Xhaka po ashtu deklaroi pas ndeshjes se edhe vëllai Graniti e përcolli ndeshjen dhe e uroi për fitoren.