Takimi Trump- Jong Un, Meta: Presidenti tregoi përgjegjshmëri të lartë globale

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur takimin mes Presidentit Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke deklaruar se përfundimet e Samitit të Singaporit ishin një shenjë që tregoi lidershimin dhe përgjegjësinë e lartë globale që ka drejtuesi i SHBA-ve.

“Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në Botë.

Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh.”-shkruan Meta.

Lexo tjetër  Vazhdojnë përgatitjet për takimin Trump-Kim Jong un