Tahiri: Kalova gardhin e të dhjevsha kalin

Shkruan Labinot Tahiri

Lideri im, Behgjet Pacolli!

Ky njeri, nuk ishte dhe as nuk është njeri i ultimatumeve.
Titujt gjatë këtyre ditëve, kanë qenë tituj për të përqarë miqësinë në mes të subjekteve Politike.

Behgjet Pacolli, e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike, për të cilat si duket askujt nuk po i bëhet vonë nëse nesër fëmijët e tyre dhe fëmijët tanë nuk do të kenë libra për të vazhduar mësimin në Shtator.

Behgjet Pacollin, e vërtetë është që askush nuk mund ta mbajë me zor në koalicion, dhe as me atë nëse ai nuk shfaqë vullnet për të bashkëpunuar për të mirën e Kosovës. E ka dëshmuar këtë! Pra, ai kërkon zgjidhje, e jo bllokada.

Derisa kërkonin të bënin koalicion partitë politike, nuk u ndalnin së thirruri në telefon, si dhe çdo ditë trokisnjn në derën e tij, për të arritur marrëveshje politike për koalicion!

Andaj, mos e mendoni të lehtë punën me Behgjet Pacollin dhe as AKR-në, duke na injoruar pasi që ti kryeni punët kushdo qoftë sepse, gjithmonë dhe gjithë jetën për aq sa e kemi të caktuar të jetojmë, do ti duhemi Kosovës dhe të gjithë juve. Këtë ua garantoj.

Pra, mos ja bëni si ajo barcoleta, “Kalova gardhin e të dhjevsha kalin.”

Lërini miqësi dhe tregoni bashkëpunim për Kosovën se fundja mbi 22 milion euro donacion i ka dhuruar për fëmijët dhe spitalet Behgjet Pacolli, përderisa asnjëri nga ne kaq para nuk kemi dhënë për Kosovë, ne që jemi brenda Parlamentit tonë.

President, kam besim në ty dhe të jam besnik, por gjithnjë duke më besuar se jam vizionar i së ardhmes se këtij vendi.

Labinot Tahiri, Shërbëtor i vendit!