Tahir Lushtaku me akuza shokuese për klubin e zemrës, Drenicën

Ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Arena në Tribuna Channel.

Ai pati akuza të forta për menaxhimin e klubit nga Skenderaj.

Lushtaku tha që Drenica iu mbetet borxh çdo sezon lojtarëve me nga dy paga.

Sipas tij, kryesia e klubit nuk po e kryen mirë punën e saj.

Lushtaku thotë që kjo reflekton edhe te rezultatet e skuadrës, ku nuk kurseu kritikat për trajnerin Bekim Shotani.

tahir lushtaku 1

 

“Gjendja në klub është shumë e keqe. Klubi drejtohet nga njerëz që nuk e njohin futbollin. Kryetarja aktuale e klubit nuk ka kapacitet për më shumë”, deklaroi Lushtaku në Tribuna Channel.

“Shpresoj që me zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka dhënë shumë për futbollin e Drenicës, gjërat të ndryshojnë për së miri”.

“Klubi iu mbetet borxh futollistëve çdo sezon me nga dy paga”.

“Kjo reflekton edhe te rezultatet, të cilat janë negative. Trajneri Bekim Shotani ka qenë i pranishëm këtu në studion tuaj dhe ka dhënë deklarata të mëdha, ndërsa ekipi është në fund të tabelës”, shtoi ai.

Drenica dje barazoi me Vëllaznimin në Gjakovë, 1:1.

Ekipi nga Skenderaj mori një pikë falë golit të Visar Berishës në fund. /Gazeta Olle/