Superndeshja mbyllet pa fitues (VIDEO)

Dueli i dytë në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017” është mbyllur pa fitues.

Portugalia dhe Meksika kanë barazuar në 2-2 në një ndeshje shumë të bukur për sy.

Të parët në epërsi kaluan kampionët evropian me golin e Quaresmas pas asistimit të Ronaldos në minutën e 35-të.

Shatat minuta më vonë barazuan meksikanët me golin e Javier Hernandez.

Në pjesën e dytë kishte shumë raste për gol, por golat erdhën vetëm në fund të takimit.

Për epërsinë e Portugalisë shënio Soares, katër minuta para fundit të takimit.

Dhe kur u mendua se ky takim do të mbyllet me fitoren e skuadrës së Ronaldos, kështu nuk mendoi Moreno që barazoi për Meksikën në aksionin e fundit të takimit.

Pas ndeshjeve të para në Grupin A, kryeson Rusia me 3 pikë, pas fitores ndaj Zelandës me rezultat 2-0.

Portugalia dhe Meksika kanë nga një pikë, kurse Zelanda pa pikë./Drenicapress.info/

 
Loading...