Super lajm për Skenderajn, 19 nxënës fitojnë të drejtën për shkollim në Gjermani (FOTO)

Sukseset e shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj nuk kanë të ndalur këtë vit.

Por si suksesi më i madh natyrisht është mundësia që shkolla e mesme profesionale po ju ofron nxënësve të saj, që të shkollohen dhe të punësohen në Gjermani, transmeton Drenica Press.

Janë pikërisht 19 nxënës nga shkolla e mesme profesionale “Qendra e Komeptencës” në Skenderaj, të cilët kanë fituar të drejtën për të ndjekur shkollimin dhe punësimin në Gjermani.

Drejtori i shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës”, Armend Bajraktari, me këtë rast për Drenica Press u shpreh: Jam tejet i kënaqur, kur pas shumë sfidash, tani kemi arritur të korrim sukseset e punës sonë. Fakti që puna jonë ka qenë e sinqertë dhe gjithçka e realizuar në vepër, ku çdo mësim teorik, zbatohet në prakitikë, kështu kemi fituar besimin e partnerëve ndërkombëtar në arsimin profesional si të GIZ-it gjerman, DAS-it, german cooperation dhe më përkrahjen e MASHT-it. Me këtë rast, dua të shpreh falenderimet dhe urimet e mia për punën e mësimdhënsve të shkollës sonë.

Ndërkaq zevëndësdrejtori i shkollës Xhevdet Loshi, i cili ishte i angazhuar rreth procesit të këtij konkursi për shkollim e punësim në Gjermani tha se “Testin vlerësues (Einstufungstest) për gjuhën gjermane, niveli A2 i cili u mbajtë me 19.12.2017, në shkollën “ Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, me sukses e kaluan gjithsej 19 nxënës. Hapat e metutjeshëm të këtij procesi do të jenë:

  1. Nxënësit që e kanë kaluar testin do të kenë mundësi ta ndjekin një kurs intensiv të gjuhës gjermane – kurs ky i organizuar nga GIZ/DIMAK. Kursi do të fillojë menjëherë në janar.

2. Secili nga nxënësit do të takohet për intervistë individuale me përfaqësuesit e LBB (ndërmarrje dhe shkolla që do ta realizojnë përgatitjen profesionale në Gjermani).

Lexo tjetër  Pas traktorit në Drenas vije edhe kamioni (Foto)

3. Përzgjedhja e atyre që do të ndjekin shkollimin në Gjermani bëhet pra drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit gjerman.

4. Menjëherë pas kësaj do të fillohet me procedurat e marrjes së vizës

5. Shkollimi në Gjermani do të filloj në shtator të vitit 2018

Ky sukses është arritur pas perfaqësimit e arsimit profesional të Kosovës në shtetin e Maltës, në Shqipëri dhe në trajnime të mësimdhënësve të kësaj shkolle në Gjermani dhe në Norvegji./DRENICA PRESS/

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj