Sulmohet ylli i Romës!

Mbrojtësi qëndror i Romës, Yanga Mbiwa është sulmuar sot në mëngjes nga dy persona. Mbrojtësi francez ishte duke dalur nga një bar në Via Del Corso kur dy persona e sulmuan atë fizikisht.

Policia arriti në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe dy sulmuesit ikën me një veturë. Për fat të mirë futbolliti nuk pësoi lëndim nga ky sulm.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi ndaj mbrojtësit francez që këtë edicion është shëndrruar në një nga mbrojtësit kryesor të skuadrës romake.