Sulmohet universiteti në Kenia, 147 të vdekur

Të paktën 147 njerëz, kryesisht studentë, u vranë nga një sulm nga militantët islamikë al-Shabab në një universitet në verilindje të Kenias.

Sulmuesit e armatosur rëndë sulmuan Universitetin Garissa të enjten, duke vrarë dy rojet e sigurisë, dhe duke qëlluar me armë pa dallim mbi studentët.

Katër të armatosurit u rrethuan përfundimisht në një konvikt, dhe vdiqën kur veshjet e tyre vetëvrasëse shpërthyen. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës nga al-Shabab. Dëshmitarët rrëfyen se militantët i veçonin të krishterët dhe më pas gjuanin drejt tyre.

Më shumë se 500 studentë arritën të shpëtojnë, 79 prej të cilëve janë plagosur. Një person tjetër i armatosur thuhet se është arrestuar. Eric Wekesa, një student në Garissa, tha për Reuters se ai ishte mbyllur në dhomën e tij, duke pritur që rreziku të përfundonte.

“Ajo që kam arritur të dëgjoj prej tyre është: ‘Ne kemi ardhur për të vrarë’. Kjo është ajo që ata thanë”, tregon Eric.

“Ishte e tmerrshme, kishte të shtëna kudo”, thotë një tjetër student, Augustine Alanga për BBC, teksa shtoi se  ishte “patetike” që universiteti ruhej vetëm nga dy oficerë policie.