Sulmohet me thikë një shqiptar në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur në veri të Mitrovicës kanë sulmuar me thikë të riun shqiptar B.I. rreth 17 vjeçar, i cili pas trajtimit në spitalin e jugut të Mitrovicës, është lëshuar në shtëpi.

Sipas burimeve të Kosovapressit, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:40 në rrugën e ‘Kolashinit’, përkatësisht afër Fakultetit Ekonomik në veri të Mitrovicës.

“Disa të rinj që dyshohet të jenë serbë, kanë sulmuar me thikë mbrëmë B.I. 17 vjeçar të nacionalitetit shqiptar, me ç’rast përveç lëndimeve tjera, i kanë shkaktuar edhe prerje në dorën e majtë. Për shkak të pamundësisë së marrjes së deklaratës nga viktima, në konsultim me prokurorin e shtetit viktima është lejuar të shkojë në shtëpi, në mënyrë që sot të jap deklaratën e tij në polici rreth këtij incidenti”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, ky është rasti i gjashtë i sulmit ndaj shqiptarëve në veri brenda dy javëve të fundit.

 
Loading...