Sulmi i Barcelonës thyen rekordin e Realit

Treshja e Barcelonës e përbërë nga Messi, Suarez dhe Neymar ka thyer rekordin e golave të shënuar nga treshja e Realit, Ronaldo, Benzema dhe Higuain të cilin e kishin vënë në sezonin 2011-12.
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë bërë treshja që ka shënuar më shumë gola në historinë e skuadrave spanjolle.

Messi dhe Neymar shënuan në finalen ndaj Bilbaos, duke e dërguar në 119 numrin e golave të shënuara nga kjo treshe në këtë sezon.

Përndryshe, Ronaldo, Benzema dhe Higuain gjatë sezonit 2011-12 kanë shënuar plotë 118 gola.