Sulmi ajror rus vret afro 200 civilë sirianë (Foto/Video)

Në periferi të Sirisë lindore të Ghutas dhe provincës së Idlibit së paku 180 civilë kanë gjetur vdekjen si pasojë e sulmeve ajrore nga ushtria ruse dhe ajo siriane për katër ditë rresht.

Të pakthën 34 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe një grua, janë vrarë në Ghutan lindore, një enklavë rebele në periferi të kryeqytetit, Damask, thuhet sipas grupeve dhe aktivistëve të monitorimit.

Katër të tjerë janë vrarë në Idlib, e cila ka qenë cak i sulmeve kimike, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Qeveria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse ka qenë në këtë zonë që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, por të dy Idlibi dhe Ghuta lindore janë nën sulmet e zjarrta në katër ditët e fundit, pasi një pilot rus u rrëzua dhe u vra të shtunën.

“Njerëzit besojnë se Rusia po kërkon hakmarrje pasi një pilot i tyre është rrëzuar dhe vrarë,” tha aktivisti Hazem Shami për “Al Jazeera”.

“Në bombardimet e vazhdueshme, të paktën 800 persona janë lënduar. Shumë prej tyre kanë lëndime të rënda dhe nuk mund të trajtohen këtu.”

Banorët dhe aktivistët kanë përshkruar dëmet dhe vuajtjet njerëzore në terren.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, të martën theksoi se vrasjet e fundit shënojnë “masakrën më të madhe në Siri” që nga sulmi kimik i prillit mbi Khan Sheikhoun në krahinën Idlib ku u vranë më shumë se 80 vetë.

Të paktën 60 persona janë vrarë të hënën./Periskopi/

Lexo tjetër  Pamje të reja nga dhuna në Kuvend, dëgjohen thirrje të ndryshme (Video, +18)