Sulm në Universitetin Teknik të Teksasit, humbi jetën një polic

Foto arkiv

Një polic humbi jetën si pasojë e sulmit me armë në Universitetin Teknik të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas deklaratës së bërë nga autoritetet e universitetit, policia e kampusit kontrolli dhomën e një studenti të dyshimtë dhe gjeti gjurmë të lëndëve narkotike.

Nxënësi i shoqëruar në qendrën policore të kampusit, hapi zjarr me armën që kishte mbi vete duke lënë të vdekur një polic.

Agresori u kap pas një kohe të shkurtër.

Policia bën të ditur se sulmuesi është 19-vjeçari, Hollis Daniels.